Sport

ZYRTARE | Klubi i Superligës transferon Elmir Lekajn, ai vjen nga Vllaznia e Shkodrës!

Arbëria e ka filluar fuqishëm afatin kalimtar të janarit, duke finalizuar marrëveshjet me dy transferimet e para.

Pas Marclei Cesar të cilin e mori nga Feronikeli, Arbëria ka nënshkruar edhe me Elmir Lekajn, përcjellë Gazeta Olle.

Lekaj ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, derisa te ekipi nga Dobraja ka kaluar në formë huazimi.

Lekaj luan në rolin e mbrojtësit, që është një prej reparteve ku Arbëria kërkon të përforcohet.

Arbëria e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e gjashtë në klasifikim.

Ekipi i Arbnor Morinës ka tubuar 21 pikë, vetëm dy më shumë se Drenica e cila është në zonën e kuqe.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita – FC Prishtina, formacionet zyrtare

Sport

SUPERKUPA LIVE: Prishtina – Drita

Sport

Ballkani përballet me gjigantin ukrainas në Antalia

Sport

Drita dhe Prishtina përballen në Turqi, luhet për trofeun e parë të vitit