
Klubi lipjanas, Arbëria e Dobrajës e ka prezantuar përforcimin e dytë për ditën e sotme.
Pas Elmir Lekajt, klubi elitar kosovar ka transferuar edhe Marcelei Cezar – Santosin, shkruan “Zeri.info”.
Futbollisti brazilian së fundmi ishte pjesë e Feronikelit, klub me të cilin vendosi t’i ndajë rrugët.
Santos luan në pozitën e qendërsulmuesit, derisa përvoja e tij është shumë e madhe.