
Sulmuesi 23 vjeç i ardhur në Prishtinë më 2016 nga FC Stars nga Gana, pas 3 vite me fanellën e Prishtinës me 105 paraqitje, 30 gola të shënuar dhe 11 asistime, ndahet me Prishtinën dhe tani e tutje e vazhdon karrierën me Teutën e Durrësit.
FC Prishtina e falënderon Basid Abdul Khalid për mundin e dhënë për klubin tonë duke i uruar sukses në vazhdim të karrierës,njofton klubi nga kryeqyteti. /BlicMedia.net