Sport

Zyrtare: KFF Mitrovica përforcohet me dy futbolliste nga Afrika e Jugut

KFF Mitrovica para pak minutash ka prezantuar dy përforcimet e para për afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, kampionia e Kosovës ka bërë të ditur se ka transferuar dy futbolliste nga Afrika e Jugut.

“Sot me datë 02.08.2020 në ambientet e klubit KFF Mitrovica kanë arritur dy përforcimet e para për afatin kalimtar veror 2020.

Zanele Portia Nhlapho (Mbrojtëse) dhe Andisiwe Mgcoyi (Sulmuese) të dyja vinë nga Afrika e Jugut,ku sezonin e kaluar ishin pjesë e KF Apollonia – Fier.

Ditëve të rradhës,do të vijnë edhe përforcimet të tjera të cilat do të kompletojnë ekipën në qëllim të arritjes së objektivave në Champions League edhe në kampionatin e ri 2020/21” – thuhet në njoftimin e KFF Mitrovicës.

* Dy përforcimet e para për sezonin 2020/21 *Sot me datë 02.08.2020 në ambientet e klubit KFF Mitrovica kanë arritur…

Posted by KFF Mitrovica on Sunday, 2 August 2020

 

Postime të ngjajshme
Sport

Rikthehet Europa League, sot zhvillohen katër ndeshje interesante

Sport

Flasin statistikat: Amir Rrahmani më i miri në Serie A

Sport

Rikthimi i Ligës së Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini

Sport

‘Lutuni për Libanin’ – yjet shqiptarë të futbollit reagojnë në rrjete sociale për tragjedinë