Sport

ZYRTARE: KF Dukagjini transferon futbollistin e njohur

Klubi Futbollistik “Dukagjini” garat në sezonin 2021/2022 do t’i zhvillojë në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi nga Klina tashmë ka bërë goditjen e parë në këtë afat kalimtar duke rikthyer në ekip mbrojtësin e njohur, Arbër Shala.

Shala së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Ballkanit të Suharekës.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Dukagjinit:

𝐀𝐫𝐛𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐚𝐥𝐚 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞̈𝐫𝐢 𝐧ë 𝐊𝐥𝐢𝐧𝐞̈

Futbollisti Shala është rikthyer prapë te klubi ynë. Arbëri është mbrojtës i krahut të majtë dhe vjen nga skuadra e Ballkanit. Shala për disa muaj ishte aktivizuar edhe te klubi nga Maqedonia e Veriut, KF Renova, me të cilin klub është paraqitur edhe në garat europiane, ku edhe kishte shënuar një herë.

I lindur më 26 dhjetor 1991, njëzetenëntëvjeçari ka bërë karrierë në shumë klube. Në Kosovë është aktivizuar te Drita, Liria e Gjilani, ndërkohë në Shqipëri te Kamza dhe Laçi.

Ne Arbërit i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanelën e klubit!

Postime të ngjajshme
Sport

Kështu i pritën “Dardanët” ekipin olimpik të xhudos

Sport

Në sheshin e Prishtinës pritje madhështore për medalistet olimpike

Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko