Sport

Zyrtare: KB Prishtina zgjedh kryetarin e ri të klubit

KB Prishtina sot ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, teksa ka zgjedhur kryetarin dhe bordin e ri, shkruan Zeri.info.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se kryetar i ri është zgjedhur Burim Maraj, për të cilin nuk pati asnjë votë kundër.

Në njoftimin e klubit thuhet se Maraj është magjistër i shkencave të ekonomisë dhe se ka përvojë të madhe në fusha të ndryshme të menaxhmentit dhe në ndërmarrësi.

Vlen të theksohet se Burim Maraj në të kaluarën ka qenë basketbollist i Prishtinës.

Sot në ambientet e “Hotel International Prishtina” u mbajt Kuvendi Zgjedhor i klubit. Në praninë e shumë anëtarëve dhe dashamirëve të klubit tonë në cilësinë e delegatëve, u votua për kryetarin e ri të klubit.
Me të gjitha votat Për, z.Burim Maraj u zgjodh kryetar i ri i klubit Sigal Prishtina.

Ish basketbollisti i Prishtinës, Burim Maraj, është magjistër i shkencave të ekonomisë në London Metropolitan University, si dhe ka përvojë të madhe në fusha të ndryshme të menaxhmentit dhe ndërmarrësi.

Po ashtu sot është zgjedhur edhe Bordi i ri i klubit, i cili premtoi një punë të madhe për klubin më të trofeshëm shqiptar në krejt hapësirën gjeografike shqiptare.

Në këtë kuvend zgjedhor, të pranishëm ishin edhe tifo grupi ynë më i mirë shqiptar Plisat, zyrtarë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, të Komunës së Prishtinës, si dhe sponzorët tanë besnikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës: Kjo është lista e golashënuesëve pas 22 xhirove

Sport

Komisioni për Ankesa shqyrton shkresën e Drenicës, ky është vendimi i marrë!

Sport

FC Prishtina – Llapi kryendeshja e javës së 23-të

Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit