
Komisioni i Garave, në përbërje Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 20.08.2019, në selinë e FFK-së, bazuar në gjendjen faktike të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtine mori këtë:
VENDIM
Ndeshja e javës së dytë e IPKO-Superligës ndërmjet FC Prishtina dhe KF Dukagjini, e përcaktuar për t’u zhvilluar me datë 24.08.2019 shtyhet për datën 25.09.2019.
Arsyetim
Komisioni i Garave duke u bazuar në gjendjen jo të mirë të fushës, përkatësisht renovimit të saj dhe përgatitjes për ndeshjen e radhës të Kombëtares së Kosovës kundër Republikës së Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, vendosi që ndeshja e javës së dytë ndërmjet FC Prishtina dhe KF Dukagjini, të shtyhet për datën 25 shtator, 2019.
Komisioni i Garave.