Sport

Zyrtare: Ish-futbollisti i Interit emërohet trajner i klubit të njohur shqiptar

Skuadra e madhe shqiptare, Dinamo është bërë me trajner të ri pas largimit të Kamaratës.

Me anë të rrjeteve sociale, klubi nga Tirana njofton se ka arritur marrëveshje me Francesco Moreiron, ish-futbollistin e Interit, shkruan “Zeri.info”.

Ndihmës i tij do të jetë Miccoli, i cili më parë ka luajtur te Juventusi.

Njoftimi i plotë i Dinamos:

“Presidenti ynë Marco Pontrelli, në heshtje të plotë pas ditësh pune intensive dhe konsultime ndryshon marrsh!

Ai ka arritur marrëveshjen dy-vjeçare me trajnerin e ri të Dinamos, Francesco Moriero, ish-kampion i Romës dhe Napolit me një CV të pasur si trajner, i cili prezantohet më 3 Janar përpara mediave sëbashku me projektin e lancimit të skuadrës në rang ndërkombëtar.

Presidenti me një përzgjedhje të kujdesshme, sjell në shtëpi një goditje të dytë, gjithmonë me prestigj të madh ndërkombëtar, ish-kampionin e Juventus, Fabrizio Miccoli për një periudhë dy vjeçare. Ai do të ketë një rol të dyfishtë në ekipin 18 herë kampion, si ndihmës trajner dhe përgjegjës për sektorin e të rinjve, detyrë që e ka poseduar edhe në akdeminë e Romës. Z. Miccoli zotëron edhe një nga akademitë më të mira në Itali.

Presidenti përfiton nga rasti të falenderojë zotin Cammarata, fillimisht nga ana njerëzore, që ka krijuar një miqësi të fortë jashtë fushe dhe më pas si një profesionist. -“Fabrizio është një profesionist i vërtetë që do të bëjë mirë në këtë detyrë të cilën ne e mbështesim dhe do të jemi tifozët i tij të parë. Gjithashtu, gjejmë rastin të falenderojmë edhe ndihmësin Dario Dian për kontributin e dhënë në këto muaj për skuadrën blu.”

Përsa i përket merkatos së Janarit, skuadra do të afrojë lojtarë ‘me peshë’, për të mos e diskutuar në asnjë çast rrugën drejt objektivit madhor.

Ermal Barushi,

Administrator FK Dinamo”. /

Postime të ngjajshme
Sport

Drita – FC Prishtina, formacionet zyrtare

Sport

SUPERKUPA LIVE: Prishtina – Drita

Sport

Ballkani përballet me gjigantin ukrainas në Antalia

Sport

Drita dhe Prishtina përballen në Turqi, luhet për trofeun e parë të vitit