
Ish-mesfushori i Gjilanit, Ansi Nika është rikthyer sërish në Kategorinë Superiore teksa ka ‘firmosur’ për ekipin e Flamurtarit, raporton Gazetasheshi.com.
Ka qenë vetë klubi kuqezi, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar 28-vjeçarin si prezantimin e radhës.
Nika rikthehet kështu në Kategorinë Superiore, pas aventurës në Kosovë me Gjilanin.
Në të kaluarën futbollisti ka mbajtur veshur fanellën e shumë skuadrave shqiptare si Ada, Vllaznia, Teuta, Kukësi, Tirana dhe Laçi.