Sport

Zyrtare: Ish-donatori i futbollit kosovar e shpall kandidaturën për kryetar të FFK-së

Nexhat Dumnica, ish-donator i futbollit kosovar e ka shpallur kandidaturën për president të Federatës së Futbollit të Kosovës, raporton Zeri.info.

Dumnica i cili deri pak vite më parë ka kontribuar te skuadra e Llapit, e ka paralajmëruar kandidaturën përmes rrjetit social “Facebook”.

Ky i fundit në këtë mënyrë synon që ta zë vendin e Agim Ademit.

Dumnica në të kaluarën ka qenë president i klubit të FC Llapit.

Ai gjithashtu ka emër edhe enë botën e politikës dhe biznesit.

Postimi i Nexhat Dumnicës në rrjetin social Facebook pa ndërhyrje

Së bashku për futbollin e Kosovës
Ndihem i detyruar për shkak të situatës në të cilën po kalon FFK, por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit ka kërkuar kandidimin tim në rolin e Presidentit të ketij institucioni.
Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë, vendosa të kandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote të rrugëtojmë së bashku në rrugën sfiduese me problematikat aktuale në të cilat po kalon ky institucion.
Masovizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, Futbolli i femrave, rezultatet e skuadrës së Përfaqësueses së Kosovës, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit, krijimi i liges për personat me nevoja te veqanta e ardhmja më jep besim se do vendosim për një futboll më të mirë se sot.
I vetëdijshem për sfidat që na presin në këtë institucion dhe duke u bazuar në kapacitetet e mia Udhëheqëse si Ndërmarrës i Sukseseshem dhe Sportive si Ish Futbollist gjate periudhes kohore te viteve 80-90 dhe drejtues i KF Llapi-t në dy periudha 1991-1995 dhe 2013-2018 jam i gatshëm me besimin tuaj të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes drejt progresit të domosdoshëm të Institucionit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Inkurajoj edhe personalitetet tjera të kandidojnë për të zgjedhur Udhëheqësin me vlerat më të larta Sportive, Menaxheriale dhe Njerzore.
Poashtu, inkurajoj Delegatët aktual të FFK që pas përfundimit të kampionatit aktual të inicojnë procedurat për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.
Nexhat Dumnica.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s