Sport

Zyrtare: Godet Ballkani transferon sulmuesin nigerian

Ballkani ka zyrtarizuar Theophilus Solomon si futbollistin më të ri të skuadrës në këtë afat kalimtar të verës.

“Portokallezinjtë” e kanë zyrtarizuar sulmuesin e ri nëpërmjet një video të publikuar në faqen zyrtare, raporton Demokracia.com.

Solomon ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën nga Suhareka.

“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Theophilus Solomon është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me sulmuesin nga Nigeria. Prezantimi i sulmuesit do të bëhet ditët në vijim në Suharekë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

25-vjeçari në karrierën e tij ka luajtur për Partizanin e Tiranës dhe atë të Beogradit.

Rijeka, Ujpesti e Omonia Nikosia gjithashtu ishin ndër skuadrat ku ai ka luajtur si futbollist.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar