Sport

Zyrtare: Futbollisti i Trepçës ’89 prezantohet te Shkëndija e Tetovës

Adenis Shala është larguar nga futbolli kosovar, ku karrierën do ta vazhdoj në Maqedoninë e Veriut.

Sulmuesi këmbëshpejtë ka nënshkruar kontratë një vjeçare me kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndijën e Tetovës.

Ka qenë klubi kuqezi që ka zyrtarizuar Shalën, derisa marrëveshja është një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për tri vite të tjera.

Ai është shprehur shumë i lumtur dhe i nderuar që është pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

“Është nder i madh për mua që të jem pjesë e Shkëndijës, ekipi më i mirë në të gjitha trevat shqiptare. E di se Shkëndija ka një histori të begatë me shumë peripeci në të kaluarën, prandaj kjo do të jetë një sfidë e madhe për mua”.

“Po ashtu e di se qyteti i Tetovës është i lidhur ngushtë me Shkëndijën dhe se Shkëndija i ka tifozët më të mirë në të gjitha trevat shqiptare. Unë do të jap maksimumin që të luaj sa më mirë dhe të gëzoj tifozët”, u shpreh Adenisi gjatë nënshkrimit të kontratës.

Njoftimi i plotë i klubit:

Sulmuesi i talentuar Adenis Shala prej sot i bashkëngjitet skuadrës kuqezi!

Shala ka nënshkruar me Shkëndijën kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 3 vite tjera. Është i lindur më 23 tetor të vitit 1998. Gjatë vitit 2017 ka qenë pjesë e grupmoshave të skuadrës kroate të Hajdukut, që më pastaj të transferohet në grupmoshat e skuadrës së Fenerbahçes.

Së fundmi 22 vjeçari Shala ka luajtur në kampionatin e Kosovës, ku ka qenë pjesë e ekipit të Trepçës ’89.

Adenis Shala është sulmues i krahut, por që mund të luajë edhe në pozitën e mesfushorit ofensivë.

Adenisit i urojmë shumë fat dhe suksese në fanellën kuqezi!.

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane

Sport

Start i dobët në Superligë, por Ulpiana tani ka një mesazh