Sport

Zyrtare: Futbollisti i njohur nënshkruan me Llapin

Adem Maliqi është përforcimi i radhës që i bashkohet Llapit për stinorin e ri dhe do të jetë forcë shtesë për skuadrën për ndeshjet evropiane.

23 vjeçari rikthehet në vendlindje duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Llapin.

“Adem Maliqi, 23 vjeç, i lindur më 17.06.1997 në Batllavë të Podujevës. Sulmues i krahut të majtë dhe krahut të djathtë. Vie nga Feronikeli, me të cilët arriti t’i realizoj 4 gola”, thuhet në njoftim.

Maliqi më parë ishte pjesë e 2 Korrikut, Ferizajt dhe Flamurtarit

Me rikthimin e Maliqit në vendlindje si dhe vazhdimin e kontratave me futbollistët që kishin barrën kryesore në edicionin që lamë pas, skuadra po kompletohet dhe është e gatshme për garat evropiane, shkruan klubi llapjan.

Postime të ngjajshme
Sport

Elseid Hysaj mbetet në Serie A, gjen akordin me klubin e njohur

Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë