
Mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson, është zgjedhur si ‘Lojtari i Vitit’ në Angli për vitin 2019, transmeton Gazeta Metro.
Jordan Henderson ka fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’, duke fituar kështu më së shumti vota. Kapiteni i Liverpoolit la prapa Raheem Sterlingun dhe Harry Kanen.
Henderson përfaqësoi Anglinë në shtatë ndeshje gjatë këtij viti, duke arritur shifrën prej 50 ndeshjeve me ‘Tre Luanët’.
29 vjeçari gjithashtu ndihmoi Kombëtaren e Anglisë të sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’, si lider nga Grupi A.
Në nivel klubes, Henderson ngriti tre trofe gjatë vitit 2019, me Liverpoolin që fituan Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube.