
Klubi i Futbollit Vushtrria e ka huazuar një nga futbollistët e kampiones në fuqi të Superligës, FC Dritës, shkruan “Zeri.info”.
Bëhet fjalë për talentin, Valmir Azemin që ishte pjesë Vushtrrisë edhe më parë. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti Azemi për “Zeri.info”.
Azemi ka thënë se kishte edhe skuadra të tjera të interesuara për të, mirëpo e kishte zgjedhur Vushtrrinë siç thotë ai, për t’i ndihmuar skuadrës së fëmijërisë.
“Jam huazuar te Vushtrria për pjesën tjetër të sezonit. Kam pasur shumë oferta edhe nga skuadrat e Superligës, por e kam zgjedhur me dëshirë për t’i ndihmuar klubit të fëmijërisë”, ka thënë Azemi.
Ndryshe, “bardhekaltrit” nga Vushtrria ndodhen në vendin e fundit në Grupin A të Ligës së Parë me 11 pikë të grumbulluara.