Sport

ZYRTARE: Futbollisti i Ballkanit ftohet për ndeshjen me Moldavinë

Përfaqësuesja A e Kosovës e ka ftuar mbrojtësi e Ballkanit, Armend Thaqi, për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve që zhvillohet ndaj Moldavisë, raporton Zeri.info.

Thaqi që po kalon formë të lart me Ballkanin, do të jetë sot në tubimin e Përfaqësueses.

Lajmi konfirmohet nga burime të Zeri.info nga klubi i Ballkanit.

Thaqi edhe në të kaluarën është ftuar disa herë te Kosova A.

Ai e ka bërë debutimin zyrtare me Kosovën në ndeshjen ndaj Litaunisë e zhvilluar vite më parë në Mitrovicë.

Krahas Thaqit, lojtari tjetër i Superligës i ftuar te Kosova është Mirlind Daku, i cili gjithashtu luan me Ballkanin e Suharekës, skuadër e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi.

Kosova luan nesër ndaj Moldavisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është e rëndësisë së madhe për Kosovën pasi që i duhet patjetër fitorja ose barazimi për të mbetur edhe më tutje në Grupin C të Ligës së Kombeve.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikush me pica e dikush në jakuzi, futbollistët e Dritës po argëtohen para ndeshjes me Ballkanin

Sport

Futbollisti i Feronikelit emocionohet duke nderuar figurën e të ndjerit Shefqet Sinanit

Sport

Dikur ishte yll i Real Madridit, sot merret me muzikë

Sport

Drita njofton për humbjen e njërit prej më të dashurve të familjes së tyre!