Sport

Zyrtare: Florian Kamberi prezantohet te skuadra angleze

Florian Kamberi ka ndërruar sërish skuadër, ku tani do të luaj në futbollin anglez.

Florian Kamberi bën një tjetër hap mbrapa në karrierën e tij duke u transferuar në League One, kategoria e tretë e futbollit anglez.

Gjithsesi sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar luajti i huazuar te Aberdeen në Skoci duke mos realizuar asnjë gol, është transferuar te një skuadër me emër të madh në futbollin anglez siç është Sheffield Wednesday që këtë sezon militon në League One.

Kamberi është transferuar në Angli në formë huazimi për një vit nga zviceranët e St Gallen të cilët zotërojnë kartonin e tij.

Sulmuesi shqiptar më parë ka luajtur edhe për skuadra si Grasshoppers, Karsluher, Hibernian e Glasgow Rangers.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk