Sport

Zyrtare: Fitim Llapashtica i jep fund aventurës me Trepçën ’89

Ndihmëstrajneri i Trepçës ’89, Fitim Llapashtica ka njoftuar se i ka dhënë fund bashkëpunimit me klubin mitrovicas.

Ish-trajneri i Vushtrrisë e ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale, shkruan FrontOnline.

Ai ka falenderuar të gjithë stafin, lojtarët, trajnerin Shpetim Idrizi dhe në veçanti kryetarin e klubit Abedin Zekën, për përkrahjen e vazhdueshme që i dha gjatë kohës sa ishte ndihmës trajner i 89-shit.

Njoftimi i plotë i Fitim Llapashticës:

“Përshëndetje për të gjithë . Me këtë postim dua të ju informojë se më nuk do të jem pjesë e Trepçës 89, ku isha angazhuar si ndihmës trajner në sezonin e fundit. E vlerësoj shumë pritjen dhe përkrahjen që e kam pas prej lojtarëve, trajnerit Shpëtim Idrizit dhe gjithë stafit, e sidomos e vlerësoj përkrahjen dhe punën e kryesis e ne veçanti kryetarit të Klubit, Z. Abedin Zekës i cili sinqerisht ka bërë dhe po bën punë të shkëlqyeshme edhe pse fatkeqsisht Trepça 89 sezonin e kaluar ra nga Superliga. Trepçës 89, i dëshiroj suksese dhe njëherit dua të ju njoftojë se i mirëpresë ofertat dhe shpresoj që së shpejti të jem pjesë e ndonjë klubi . Me respekt, Fitim Llapashtica“.

Postime të ngjajshme
Sport

Legjenda e Man Cityt, Kompany me fjalë të mëdha për Laçin para ndeshjes

Sport

Ernest Muçi realizon gol spektakolar në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit

Sport

Zyrtare: Ky është përforcimi i radhës nga Vëllaznimi

Sport

Reali tregon çmimin për Iscon