Sport

Zyrtare: FFK më në fund merr vendim, dënon ashpër Marmullakun pas ndërhyrjes brutale ndaj Maxhunit

Lorik Maxhuni ishte operuar me urgjencë pas një lëndimi të rëndë që e pësoi në duel ndaj Dukagjinit në ndeshjen e barazhit (21 maj).

Futbollisti i Flamurtari i detyrua të braktis fushën e lojës, pasi që e pësoi një lëndim të ashpër dhe me urgjencë u bart në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa më pas u operua, shkruan Gazeta Olle.

Ndërhyrja brutale u shkaktua nga Leorant Marmullaku, i cili u dërgua në disiplinë nga Komisioni i Garave, e pastaj u pezullua.

Ndërsa me vendim të fundit, futbollistit të Dukagjinit i shqiptohet dënim i ashpër, ku do t’i ndalohet të luaj në tetë ndeshjet e radhës.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:

Lojtari i KF ”Dukagjini” me nr fanele 16 Leonard Marmullaku dhe nr ID 002345M02. Në minutën e 90+, ndërhyn brutalisht ndaj lojtarit kundërshtar, duke i shkaktuar lëndim të rëndë (fraktur në këmbë), me ç`rast e ka paaftësuar për lojë për një kohë të gjatë. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore:
Dënohet me tetë (8) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.

Postime të ngjajshme
Sport

EKSKLUZIVE: Donjet Shkodra do të transferohet te skuadra kosovare

Sport

Bislimi ende s’ka vendosur për të ardhmen, ka oferta nga Superliga e Superiorja!

Sport

Ja sa pritet të fitojë skuadra e Llapit, nëse kalon rrethin e parë të Conference League

Sport

Qemail Elshani tregon nëse do të transferohet te Feronikeli?