Sport

Zyrtare: FFK cakton datën e fillimit të afatit kalimtar

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

KE përcaktoi edhe datat e fillimit të afatit kalimtar, shkruan Gazeta Olle.

Në konkurrencën e meshkujve afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 15 gusht.

Ndërsa për konkurrencën e femrave afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 25 gusht 2021.

Kjo merkato pritet të jetë shumë e nxehtë, pasi qysh në përfundim të kampionatit skuadrat kanë filluar të kontaktojnë me futbollistë të ndryshë.

KE diskutoi edhe për fillimin e kampionatit të ri dhe mori vendim që edicioni i ri 2021/2022 të fillojë më 21 gusht, 2021.

Postime të ngjajshme
Sport

Esat Mala transferohet në Superligën e Turqisë, ja sa ka fituar Partizani nga largimi i tij

Sport

Prishtina testohet për COVID-19, e merr një lajm të mirë para finales së nesërme

Sport

Momenti kur bashkëlojtarët ia prishin gjumin Messit për ta uruar për ditëlindje

Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin