Sport

Zyrtare: Feronikeli përforcon sulmin, transferon sulmuesin nga Maqedonia e Veriut

Feronikeli ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e futbollistit më të ri, sulmuesit nga Maqedonia e Veriut, Marko Simonovski.

Klubi ka kompletuar dokumentacionin e Simonovskit dhe futbollisti është i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Arbërisë, që fillon prej orës 13:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, përcjell “Zeri.info”.

Marko Simonovski është futbollist i lindur në Shkup, më 02 janar 1992, dhe luan në pozitën e sulmuesit të qendrës.

Më parë, Simonovski ishte pjesë e skuadrave Voluntari dhe Sepsi nga Romania, Lahiti, Shakhter, etj.

Ai, tFC Feronikeli është transferuar si futbollist i lirë, pas përfundimit të edicionit me Voluntarin.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë