Sport

Zyrtare: Ferizaji prezenton tetë transfere të reja

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra e Ferizajit ka prezantuar tetë transferimet më të reja, shkruan BlicMedia.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi në rrjetet sociale.

Zyrtare:skuadra jonë prezenton Tetë(8) transfere te reja.

15.08.2019 – Ferizaj; Sot skuadra jonë ka prezantuar 8 transferimet e reja, të cilët janë; Dajaku, Livoreka, Mustafa, Bardhi, Asani, Kaçiu, Karahoda dhe Shaqiri.

Gjithashtu eshtë prezantuar edhe trajneri i ri, Bekim Isufi.

Përforcimet janë;

➖ Taulant Dajaku (Drenica)

Dajaku eshtë i njohur në futbollin vendor, si një ndër mesfushorët më cilësor në Superligë. Ai ka qenë pjesë e klubit tonë edhe më parë.

➖ Përparim Livoreka (Drita)

Livoreka ishte ndër lojtarët kryesorë të Dritës, dhe pritët të na ndihmojë drejtë objektivave tona.

➖ Bunjamin Asani (Shkup)

Asani rikthehet përsëri në klubin tonë, këtë herë me synime më ndryshe. Ai pritët të na ndihmojë shumë në mesfushë.

➖ Filonit Shaqiri (Drita)

Shaqiri eshtë ndër mesfushorët më cilësor të superligës tonë, bashk me të do të jemi një skuadër më e fortë.

➖ Zgjim Mustafa (Drita)

Zgjimi eshtë një mesfushor mjaftë i talentuar, dhe pritët që me potencialin e tij të na ndihmojë mjaftë shumë.

➖ Fatih Karahoda (Liria) është nje sulmus qendron ku pritet te na ndihimoj ne fazen e sulmit.

➖Behar Bardhi(Viti),Bardhi rikthehet përsëri në klubin tonë, këtë herë me synime më ndryshe. Ai pritët të na ndihmojë shumë në mbrojte.

➖ Donat Kaçiu (Gjilani)

Kaçiu që ishte për disa vite portjeri kryesor i Gjilanit, eshtë përforcimi ynë i rradhës. Bëhet fjalë për një portjer me cilësi të larta.

Këto nuk do të jenë përforcimet e vetme për klubin tonë. Nesër do të vijnë edhe 4 futbollistë Ganez, të cilët janë të gatshëm ti ndihmojnë klubit tonë.

FC FERIZAJ.

Foto: Hekuran Ibrahimi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv