Sport

ZYRTARE: Ferizaj prezanton trajnerin e ri

Megzon Visoka trajneri i ri i Ferizajt.

Zyrtarizimi i tij te “Ujqit” erdhi pasi u largua nga A&N, shkruan Gazeta Olle.

Me ardhjen e trajnerit të ri, po vazhdon ndryshimi në klubin që ishte në krizë të madhe.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Megzon Visoka, trajner i ri i skuadrës tonë!

Sot bordi i klubit ka vendosur që punën e trajnerit t’ia besoj trajnerit të mirënjohur vendor, Megzon Visoka.

Visoka u prezantua sot, në prani të kryetarit të klubit, Lulzim Abazi dhe drejtorit Agron Selmani.

Visoka në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave.

Ai eshte i licencuar me disa licenca nga;

Licenca C -Federata Gjermane e futbollit dhe FFK-s
UEFA B – Shqipëri
UEFA A – Shqipëri
UEFA PRO – Shqipëri
I diplomuar ne fakultetin ekonomik, menagjim dhe ndërrmarrësi.

Karriere e tij si trajner e kaloi në shumë klube , si;

Vitin 2012-2014, asistent i trajnerit Sami Sermaxhaj.
Vitin 2015-16, asistent i Bylbyl Sokolit.
Vitin 2016-18, kryetrajner i KF Flamurtarit u19.
Vitin 2018, kryetrajner i KF Llapit u19.
Vitin 2018-19, kryetrajner i KF Ulpianës.
Vitin 2020-21, Kryetrajner i KF A&N

Gjithashtu ishte edhe asistent i trajnerit, Kushtrim Munishit në kombëtaren e Kosovës u19, në konkurencën e femrave.

Trajnerit, Visoka i dëshirojmë shumë suksese me klubin tonë.

Na priftë e mbara,

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria