Sport

Zyrtare: FC Prishtina “bombardon” në merkato, transferon ish-futbollistin e Shqipërisë

FC Prishtina është duke u treguar skuadër tejet aktive në afatin kalimtar të verës.

“Bardhekaltrit” kryeqytetas kanë zyrtarizuar sot (e enjte) mbrojtësin shqiptar, Kristi Vangjelin.

“Edhe një ish-futbollist i Kombëtares me përvoje të madhe ndërkombëtare në radhët tona. Mirë se vjen Kristi Vangjeli”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Vangjeli që ka përvojë të madhe si futbollist së fundmi ka qenë pjesë e Tiranës.

35-vjeçari luan në pozitën e tri pozita të fazës së mbrojtjes.

Vangjeli dikur ishte edhe lojtar i Kombëtares së Shqipërisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri