Sport

ZYRTARE: FC Liria prezanton gjashtë futbollistë, paralajmëron edhe dy të tjerë!

Klubi Futbollistik “Liria” ka prezantuar marrëveshjet me gjashtë futbollistë në mesditën e së martës (13 janar), shkruan Gazetasheshi.com.

Prizrenasit kanë rikthyer në radhët e veta ‘gardianin’ Armend Rugji, futbollistët Roni Gashi e Liridon Fetahajn, ndërkohë që janë përforcuar me futbollistët Martin Kovachev, Miljan Vlaisavljeviç, dhe Borislav Bladzhiyski.

Gjithashtu, marrëveshjen e ka vazhduar edhe futbollisti Albin Berisha, i cili është i huazuar nga FC Ballkanit.

“Pritet që ditët në vijim të vijnë një qendër sulmues dhe një mbrojtës”, ka thënë kryetari Qemal Krasniqi, me rastin e prezantimit të këtyre futbollistëve.

Liria nga 7 janari ka nis fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror. Nga fundi muajit, Liria udhëton më Durrës, në përgatitje dy javore.
Nga klubi me marrëveshje janë liruar Diar Mustafa, Egzon Krasniqi, Blazho Igumanoviq, Ardian Hoti dhe Jetlir Berisha (i huazuar te FC Prizreni).
Ndihmës të kryetrajneri Naxhi Shensojit janë emëruar Bedredin Gjinali, Blerim Zherka (trajner i portierëve) dhe Fatih Karahoda, trajner kondicional.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës