Sport

ZYRTARE: Eros Grezda prezantohet te skuadra e re

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Eros Grezda është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi gjakovar sot ka nënshkruar rikthimin te skuadra kroate Osijek.

Grezda, kishte dështuar në eksperiencën e fundit që kishte te skuadra skoceze, Rangers.

“Kam pasur disa oferta nga jashtë, por edhe nga Kroacia. Po, pati oferta edhe nga konkurrentë nga Kroacia. Më kërkuan nga Hajduk dhe Rijeka”, tha Grezda në konferencë.

Kurse, drejtori sportive i Osijek, Alen Petrovic në këtë konferencë tha:

“Rangers do të marrë një përqindje të transferimit të ardhshëm. Financiarisht, është një punë e shkëlqyeshme dhe besoj që Grezda do ta ndërmarrë një hap më tej dhe do ta shesë veten në një ekip tjetër të madh. Sidoqoftë, ne jemi të interesuar që në këtë moment vetëm ta përshtasim sa më shumë me ekipin”, tha Petrovic.

 

 

 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv