Sport

ZYRTARE: Erdin Hashani largohet nga KF Vllaznia

Erdin Hashani nuk do të jetë më trajner i Klubit Futbollistik “Vllaznia”. Tekniku kryeqytetas ka ofruar dorëheqje pas disfatës në fundjavë ndaj Ferizajt, raporton Gazetasheshi.com.

Informacioni është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit pozheranas që kanë bërë të ditur edhe largimin e trajnerit.

“Pas përfundimit të ndeshjes, kryetrajneri i KF Vllaznia, Erdin Hashani, ka dhënë dorëheqje. I dëshirojmë suksese!”, thuhet në publikimin e ish-klubit elitar.

Në katër javët e para kampionale pozheranasit kanë regjistruar dy barazime dhe dy disfata duke u pozicionuar në pozitën e parafundit me vetëm dy pikë.

Gjatë ditëve në vijim klubi nga Pozherani pritet të emërojë një shef të ri të shtabit teknik.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin

Sport

Formacionet zyrtare: Arsenal - Leicester City

Sport

Bernard Berisha shënon një supergol

Sport

Sigal Prishtina e fiton Superkupën e Kosovës në basketboll