Sport

Zyrtare: Emërohet selektori i ri i Përfaqësueses së Kosovës

Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar se Bujar Qerimi është emëruar selektor i Përfaqësueses A të Kosovës, shkruan Zeri.info.

Vendimin e mori Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Emri i njohur i hendbollit kosovar do të jetë në krye të Kosovës në katër ndeshjet e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”.

Kosova më 10 mars e pret Rumaninë në Prishtinë, ndërsa më 14 mars luan ndaj Rumanisë si mysafire. Në fund të prillit përfaqësuesja jonë e pret Malin e Zi, kurse në fillim të majit luan si mysafire ndaj nënkampiones së botës, Suedisë.

Bordi ka marrë vendim për selektorin pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 që ka prekur sportin në gjithë botën. Për shkak të kufizimeve në udhëtim, selektori i deritashëm, Taip Ramadani e ka të pamundur që të udhëtoj nga Australia që të jetë në krye të ekipit. Për këtë arsye Ramadani ka ofruar dorëheqjen e tij. Bordi, duke çmuar kontributin e Ramadanit, ka vendosur të pranojë dorëheqjen e tij, duke u bazuar në rrethanat e krijuara, njofton FHK.

Bordi i FHK-së ka vendosur që pozitën e selektorit t’ia besojë ish-lojtarit të Borcit të Ferizajt, Bujar Qerimit. Ai ka bërë karrierë si trajner në Belgjikë. Së fundi ishte seleksionues i U-20 të Belgjikës. Tani Qerimi do të jetë në krye të Kosovës për këto katër ndeshje.

FHK-ja ishte e interesuar edhe për trajnerët tjerë shqiptarë, Jasmin Zhuta e Ibish Thaqi. Por kësaj radhe u vendos për Bujar Qerimin.

Postime të ngjajshme
Sport

FC Prishtina – Llapi kryendeshja e javës së 23-të

Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit

Sport

Arbëria pësoi disfatë nga Feronikeli, këto janë fjalët e Arbnor Morinës

Sport

Bylbyl Sokoli: Prita më shumë nga këta dy lojtar, e kam të çartë se çfarë duhet të ndryshojë