
Stinori shumë i dobët i Vushtrrisë në Ligën e Parë ka bërë që klubi të aktivizohet për t’u forcuar në afatin kalimtar.
Vushtrriasit kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin mitrovicas, Edmond Turkun, përcjellë Gazeta Olle.
Vushtrria pret që përvoja e Turkut do t’i kontribuojë bardhekaltërve në stinorin pranveror.
Vushtrria ka dimëruar në pozitën e fundit të Ligës së Parë me 11 pikë të tubuara.
Në 14 ndeshje, vushtrriasit kanë bërë dy fitore, pesë barazime dhe shtatë humbje.