Sport

Zyrtare: Edhe një tjetër vend merr vendim për lejimin e tifozëve në “Euro 2020”

Edhe Italia ka konfirmuar se do të lejojë tifozët të jenë të pranishëm në ndeshjet e Kampionatit Evropian “Euro 2020”, shkruan Zeri.info.

UEFA ka njoftuar se Qeveria e Italisë ka marrë vendim që në stadiumin olimpik të Romës të lejohen edhe tifozët.

Sipas vendimit, 25% e kapacitetit të stadiumit “Olimpico” do të mbushen me tifozë.

Para Romës, edhe tetë vende tjera organizatore të ndeshjeve të “Euro 2020” kanë konfirmuar lejimin e tifozëve.

 

Ditë më parë, UEFA bëri të ditur se 50% e kapacitetit të stadiumit të Shën Petersburgut do të jenë të mbushur me tifozë, ashtu si edhe në Baku, kurse Budapesti do lejojë 100%, por me masa të rrepta.

Amsterdami, Bukureshti, Kopenhaga dhe Glasgow kanë lejuar 25 deri në 33%, kurse Londra ka konfirmuar se do të lejojnë 25%.

Për vendimet e tyre më vonë do njoftojnë edhe Munichi, Bilbao e Dublini. Afati i fundit për të marrur vendimin është 19 prilli.

Kujtojmë se “Euro 2020” ishte i paraparë që të zhvillohet në verën e vitit të kaluar, por nuk që e mundur shkaku i koronavirusit.

Kampionati Evropian do të zhvillohet në verën e këtij viti, por do të vazhdojë të quhet “Euro 2020”.

Postime të ngjajshme
Sport

Jo vetëm Mourinho, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në Romë

Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të