Sport

Zyrtare: Dukagjinit i largohet një futbollist

Futbollisti, Valmir Kutllovci ka vendosur t’i ndajë rrugët me skuadrën e Dukagjinit të Klinës.

Kutllovci një gjë të tillë e ka konfirmuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Demokracia.com.

“Me anë të këtij postimi dua të ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kf Dukagjinit”.

“Falënderoj klubin dhe ju uroj shumë suksese në sezonin e ri”, ka shkruar ai në rrjetin social.

Dukagjini është skuadër e promovuar së fundmi në elitën e futbollit kosovar.

Klubi nga Klina është në bisedime me disa lojtarë, teksa zyrtarizimet pritet të bëhen së shpejti.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri