Sport

Zyrtare: Drenica vazhdon edhe për një vit me mbrojtësin kosovar

Drenica ka vazhduar kontratën me mbrojtësin e saj, Shkelzen Lushtakun.

Është ky i fundit që e ka bërë të ditur lajmin përmes llogarisë së tij në Facebook.

Lushtaku ka njoftuar se do të jetë në “Bajram Aliu” edhe për edicionin tjetër.

“+1 me fanellën më të bukur në botë”, ka shkruar Lushtaku, derisa ka publikuar tri fotografi.

Krahas ardhjeve dhe rinovimeve të lojtarëve, nga Drenica janë larguar edhe disa lojtar kyç.

Përveç lojtarëve, te “kuqezinjtë” ka pasur ndryshime edhe në udhëheqësinë e klubit ku është larguar kryetari, Ilir Veliqi, ndërsa në vend të tij është emëruar Mustaf Bajraktari.

https://www.facebook.com/kelle17/posts/10225826486065896

Postime të ngjajshme
Sport

Shaqiri pritet të kthehet në Serie A, dy skuadra të mëdha e duan futbollistin shqiptar

Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë