
Drenica sot ka prezantuar dy përforcimet e reja, shkruan Gazetasheshi.com
Skuadra nga Skënderaji, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka prezantuar futbollistët Kreshnik Uka dhe Dardan Rugova.
“Uka luan në pozitën e sulmuesit të krahut dhe që nga dita e sotme është ven nën ‘urdhrat’ e trajnerit Bledar Devolli. Ndërkohë, edhe një sulmues tjetër zbarkon në Drenicë. Fjala është për ish-sulmuesin e Besës dhe se fundmi Vëllaznimit, Dardan Rogova. Ky i fundit gjithashtu është sulmues krahu dhe ka filluar menjëherë stërvitjet me grupin.”, ka shkruar FC Drenica.
Uka te Drenica është në formë huazimi për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi të kontratës.
Drenica me tutje ka bërë të ditur se do të ketë edhe marrëveshje me disa futbollistë tjerë të spikatur, që do të përforcojnë skuadrën për pjesën pranverore të kampionatit.