Sport

Zyrtare: Drejtori sportiv Avni Bytyqi largohet nga Ballkani

Drejtori sportiv i Ballkanit, Avni Bytyqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita, të cilën e ka ushtruar deri më tash në klubin nga Suhareka.

Lajmi konfirmohet për “Zeri.info” nga vet Bytyqi, i cili i ka zbuluar edhe arsyet e dorëheqjes.

“Që nga sot nuk jam më drejtor sportiv te Ballkani. Arsyet e largimit janë personale. Jam ndarë si është më së miri me presidentin Arsim Kabashi. Me këtë rast dua që t’i falënderojë përzemërsisht vëllezërit Kabashi, të cilët janë tejet korrekt. Ballkanit i dëshirojë suksese dhe gjitha të mirat në vazhdim. Ka qenë përvojë e mrekullueshme te Ballkani”, ka thënë Avni Bytyqi të enjten mbrëma për “Zeri.info”.

 

Ballkani në edicionet e fundit ka qenë ndër klubet më të organizuara në Kosovë.

Edicionin e fundit në Superligë e përfundoi në pozitën e tretë.

Postime të ngjajshme
Sport

Mikrobiologu Lul Raka: Kur klubet tona të fillojnë garat në Evropë, le të lejohen shikuesit në një përqindje

Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur