Sport

ZYRTARE: Dorëhiqet trajneri i skuadrës së madhe kosovare

Klubit me renome në futbollin e Kosovës, Vëllaznimit të Gjakovës assesi t’i ndahen lajmet e këqija, raporton Zeri.info.

Pas largimit të donatorit Shkëlzen Gashi, së fundmi nga skuadra është larguar edhe trajneri Ekrem Radoniqi, i cili ka dhënë dorëheqje.

Vëllaznimi po përballet me krizë të madhe financiare dhe po rrezikon shuarjen.

“Kryetrajneri Ekrem Radoniqi ka dhënë dorëheqje nga shefi i shtabit teknik.

Radoniqi këtë dorëheqje e bëri për shkak të rezultateve të dobëta dhe gjendjes aktuale të klubit. KF Vëllaznimi falënderon z.Ekrem Radoniqi për kontributin e dhënë deri më tani, për profesionalizmin e tij dhe sjellet e tij. Stërvitjet kanë filluar nga dje me 16.11.2020 dhe janë duke vazhduar edhe sot me ndihmës-trajnerët. Luan Tabakun dhe Dahim Xhepa”, shkruhet në njoftimin e klubit “kuqezi”.


Vëllaznimi në këtë edicion garon në Ligën e Parë.

Kjo skuadër pas xhiros së 10-të në Grupin A, ndodhet e fundit në tabelë me tetë pikë të grumbulluara.

NJOFTIM:
Sot me 17.11.2020 Kryetrajneri Ekrem Radoniqi ka dhënë dorëheqje nga shefi i shtabit teknik.
Radoniqi këtë dorëheqje e bëri për shkak të rezultateve të dobëta dhe gjendjes aktuale të Klubit.
KF Vëllaznimi falenderon z.Ekrem Radoniqi për kontributin e dhënë deri më tani, për profesionalizmin e tijë dhe sjellet e tijë.
Stërvitjet kanë filluar nga dje me 16.11.2020 dhe janë duke vazhduar edhe sot me ndihmës-trajnerat. Luan Tabakun dhe Dahim Xhepa.
Për të rejat rreth klubit do ju njoftojmë me kohë.
Me respket
KF Vëllaznimi

Postime të ngjajshme
Sport

Situata e rënduar me COVID-19, nuk do të mbahet ceremonia e më të mirëve të vitit, mund të realizohet vetëm online

Sport

Ylli i Kosovës shërohet nga Koronavirusi

Sport

Trajneri më i ri dhe ai më i vjetër i Superligës në 5 sezonet e fundit, a e dini se kush janë ata?

Sport

Superliga: Ja cili referë është deleguar në më së shumti ndeshje