Sport

Zyrtare: CAS merr këtë vendim të papritur për Neymarin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Paris Saint Germaini ka marrë lajme të mira nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për Neymarin.

Kjo e fundit vendoi që të reduktojë dënimin e sulmuesit brazilian nga 3 në 2 ndeshje pezullim në Ligën e Kampionëve.

UEFA e dënoi sulmuesin brazilian për protesta dhe kritikat e tij të ashpra në rrjetet sociale kundrejt arbitrit të ndeshjes mes Paris Saint Germain dhe Manchester United e mbyllur 1-3 për anglezët dhe që eliminoi transalpinët.

Fillimisht Paris Saint-Germaini iu drejtua komisionit të Apelit për dënimin e Neymar nga UEFA me 3 ndeshje pezullim, me këtë të fundit që e konfirmoi atë dhe më pas shkoi në CAS që e uli dënimimin në 2 ndeshje pezullim.

Kjo do të thotë se Neymari gjithsesi nuk do të luajë ditën e mërkurë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që do të mungojë edhe atë ndaj Galatasarayt për t’u kthyer në fushat e lojës në kompeticionin më të rëndësishëm evropian në 22 tetor në sfidën ndaj Club Brugge.

Për komisionin e disiplinës së UEFA, Neymar theu nenin 15 të Kodit të Disiplinës pasi përdori fyerje dhe fjalor abuziv dhe për këtë arsye e dënoi me 3 ndeshje pezullim.

Por CAS pas mbledhjes së mbajtur më 13 shtator vuri në dukje se në aplikimin e Nenit 15 pikë 1 paragrafi b të rregullores së UEFA që përcakton një dënim minimal me 2 ndeshje pezullim për përdorim të fjalorit abuziv në drejtim të gjyqtari të ndeshjes, apelimi i bërë u pranua pjesërisht dhe dënimi për futbollistin ulet në 2 ndeshje.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv