Sport

Zyrtare: Caktohet vendi se ku do të zhvillohet ndeshja Fushë Kosova – Vjosa

Tashmë është caktuar edhe vendi se ku do të rizhvillohet ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Vjosës, shkruan Zeri.info.

Fushë Kosova dhe Vjosa ishin takuar më 17 prill në “Ekrem Grajqevci” në kuadër të javës së 24-të në Ligën e Dytë, por kjo ndeshje nuk kishte gjetur fundin.

Në këtë ndeshje kishte ndodhur një përleshje fizike, teksa Komisioni i Garave më 20 prill kishte vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet edhe një herë, më 25 prill.

Komisioni i Garave pastaj kishte vendosur që ndeshje të përsëritet edhe një herë. Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e diel) në një vend neutral, pasi që terreni i KF Fushë Kosovës është i suspenduar nga Komisioni Displinor i shkallës së parë të FFK-së.

KF Fushë Kosova ka njoftuar se kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” të Klinës.

Futbolldashës të nderuar

Derbi i ndërprerë për shkaqe që tanimë dihen, loja do të përsëritet në stadiumin e qytetit Klinë. Ne si klub ishim dhe jemi të pregaditur edhe ndeshjen e par por edhe tani si fizikisht ashtu dhe psiqikisht, pra ekipa po kalon formë shum të mirë. Edhe pse ishim në epersi me rezultat 1-0, FFK ka vendosur që ndeshja të filloj nga minuta e parë dhe ne e respektojmë edhe këtë vendim dhe në klinë shkojmë vetëm për 3 pik.

E dille ora 13:00
Stadiumi – Klinë
KF FushëKosova -:- KF Vjosa

❌Per shkak te situates me covid-19 ndeshja do te zhvillohet nen masa te rrepta dhe prania e tifzove edhte e ndalur❌

#KjoDashniEmadhe🤍💙

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës