Sport

ZYRTARE: Bledian Krasniqi rinovon kontratën me Zurichun

Mesfushori shiqptar, Bledian Krasniqi është rikthyer në FC Zurich pas huazimit të tij në Wil 1900.

Krasniqi ka vazhduar kontratën e tij me FC Zurich deri në verën e vitit 2024, 20 vjeçari ishte huazuar në FC Wil 1900 që nga sezoni 2019/2020 dhe ka shënuar gjashtë gola dhe katër asistime në 70 ndeshje për skuadrën, transmeton lajmi.net.

Edhe Drejtori sportiv i Zurich, Miranko Jurendic, u shpreh i kënaqur me progresin e Bledianit.

“Gjatë huazimit të tij, Blediani ishte i aftë të përmirësohej dhe tani është gati të bëjë hapin e tij të radhës. Blediani do të na ndihmojë me kreativitetin e tij në mesfushë”, deklaroi Jurendic.

Postime të ngjajshme
Sport

EKSKLUZIVE: Donjet Shkodra do të transferohet te skuadra kosovare

Sport

Bislimi ende s’ka vendosur për të ardhmen, ka oferta nga Superliga e Superiorja!

Sport

Ja sa pritet të fitojë skuadra e Llapit, nëse kalon rrethin e parë të Conference League

Sport

Qemail Elshani tregon nëse do të transferohet te Feronikeli?