Sport

Zyrtare: Bayern Munich prezanton përforcimin e tretë për ditën e sotme

Bayern Munich po duket mjaft i zënë në ditën e fundit e afatit kalimtar të verës, duke prezantuar edhe përforcimin e tretë për sot, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, FC Bayern Munchen ka bërë të ditur se ka transferuar mbrojtësin francez të krahut të djathtë, Bouna Sarr.

28 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Marseille në Francë, me kampionin gjerman ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Kujtojmë që sot gjatë ditës Bayern Munich ka arritur marrëveshje për huazimin e Douglas Costas nga Juventusi për një sezon, teksa ka transferuar edhe Jean-Eric Maxim Choupo-Moting nga Paris Saint-Germain, i cili ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare. /

Postime të ngjajshme
Sport

Lista e golashënuesëve më të mirë pas javës së shtatë

Sport

Zekirija Ramadani pa “doreza”: Si e vlerëson punën te FC Prishtina, pse nuk foli me Dallkun për skuadrën dhe kush janë dy yjet e skuadrës me të cilët është i pakënaqur?

Sport

Formacionet e mundshme: Celtic – Milan

Sport

Flet Arbnor Morina: Tregon pse Arbëria po ka rezultate kaq të mira dhe cilat janë synimet