
Baseli vazhdon t’i besojë futbollistëve shqiptarë, ndërkaq është Orges Bunjaku sot ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin zviceran.
18-vjeçari këtë sezon ka luajtur me U-21 të Baselit ku pas paraqitjeve të mira është shpërblyer me kontratë profesionale.
Bunjaku që luan si mesfushor ofanziv ka nënshkruar kontratë me Baselin deri më 2022.
Orges Bunjaku është pjesë e Kombëtares së Zvicrës U-21.
Pjesë e Baselit janë edhe kosovarët Edon Zhegrova Taulant Xhaka dhe Kemal Ademi.