Sport

Zyrtare: Arbëria nuk ka të ndalur, transferon sulmuesin e njohur

Klubi Futbollistik “Arbëria” po vazhdon të përgatitet për sezonin e ri.

Skuadra nga Dobraja ka prezantuar transferimin e ri, sulmuesin Egzon Krasniqi, shkruan Gazeta Olle.

Krasniqi në të kaluarën ka luajtur në Superligën e Kosovës dhe në Ligën e Parë, ku është paraqitur për Flamurtarin dhe Llapin

Gjatë ditës së sotme, Arbëria gjithashtu ka rinovuar me dy futbollistë, bëhet fjalë për Hysen Bytyqin dhe Fidan Bahtirin.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Arbëria transferoi mbrojtësin e njohur Fidan Gërbeshi, dhe rinovoi me Labinot Ibrahimin.

Ndërsa largimin nga dobrajasit, dje e konfirmoi Almir Kryeziu, i cili do të lë zbrazëti të madhe te kjo skuadër duke i ditur aftësitë e tij.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina