Lajme

Zyrtare: Albin Kurti nuk mund të garojë në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Pas këtij vendimi të plotë, tashmë i është hapur rruga presidentes Vjosa Osmani për ta shpërbërë Kuvendin dhe të shpall datën e zgjedhjeve brenda 40 ditësh, shkruan Reporteri.net.

E po ky vendim, zyrtarizon edhe çështjen më të diskutuar, ku ndalohet kandidimi i të dënuarve. Kështu, edhe Albin Kurti nuk mund të garojë në zgjedhje në listën e deputetëve, për shkak se është i dënuar.

Vendimi thotë se “në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Kushtetutës.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, në janar vitit 2018 kishte shpallur fajtorë Albin Kurtin, për dy veprat penale, atë të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, veprime këto që lidhen me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Albin Kurti ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, kurse për veprën penale të pengimit të personit zyrtar është dënuar me gjashtë muaj burgim. Ndaj tij, është shqiptuar dënimi unik prej 1 vit e gjashtë muaj burgim me kusht. /Reporteri.net/.

Pjesë nga vendimi:

VENDOS

I. TE SHPALLE kerkesen te pranueshme;

II. TE KONSTATOJE se, ne baze te nenit 71.1 te Kushtetutes te Republikes se Kosoves, ne nderlidhje me nenin 29.1 (q) te Ligjit per Zgjedhjet e Pergjithshme, personi i denuar perveper penale me nje vendim gjyqesor te formes se prere ne tri (3) vitet e fundit, nuk mund te jete kandidat per deputet e as te fitoje mandat te vlefshem ne Kuvendin e Republikes se Kosoves;

III. TE KONSTATOJE se Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit te Republikes se Kosoves per Zgjedhjen e Qeverise se Republikes se Kosoves, i 3 qershorit 2020, nuk eshte ne pajtueshmeri me paragrafin 3 te nenit 95 [Zgjedhja e Qeverise] te Kushtetutes, sepse Qeveria nuk ka marre shumicen e votave te te gjithe deputeteve te Kuvendit te Republikes se Kosoves;

IV. TE KONSTATOJE se marre parasysh se Qeveria nuk eshte zgjedhur sipas paragrafit 3 te nenit 95 [Zgjedhja e Qeverise] te Kushtetutes, atehere mbeshtetur ne paragrafin 4 te nenit 95 [Zgjedhja e Qeverise] te Kushtetutes, Presidenti i Republikes se Kosoves shpall zgjedhjet, te cHat duhet te mbahenjo me vone se dyzet (40) dite nga dita e shpalljes se tyre;

V. TE KONSTATOJE se ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe mbeshtetur ne parimin e sigurise juridike vendimet e Qeverise mbeten ne fuqi, si dhe Qeveria mbetet ne detyre deri ne zgjedhjen e Qeverise se re;

VI. TE SHPALLE se ky Aktgjykim hyn ne fuqi diten e publikimit dhe dorezimit te tij tek palet;

VII. TE PUBLIKOJE kete Aktgjykim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 20-4 te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Kush sipas Afrim Muçiqit po derdh “lot krokodili” për gurbetqarët?

Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës elektrike në këto vende

Lajme

Zyrtari i LDK-së reagon pas publikimit të përgjimit ku Nagavci flet për Osmanin: Kuku çka i boni vetit

Lajme

Pse t’mos dalim edhe të bukur në fotot për 14 Shkurtin: Kurti, Vitia, Konjufca