Lajme

Zyberaj: Mesazhi i Palmer ishte i qartë – çështja me Serbinë duhet të përmbyllet

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Jetlir Zyberaj nga AKR-ja vlerësoi se çështja me Serbinë duhet të përmbyllet.

Ai tha se ky ishte edhe mesazhi i qartë i të dërguarit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

“Qytetarët i kemi ngarkuar me tema të karakterit jashtë problemeve të tyre reale, jo që nuk janë probleme që nuk duhen trajtuar”.

“Por ajo që ishte edhe mesazhi i qartë i Palmer ishte që tema e problemit me Serbinë duhet të mbyllet, në mënyrë që t’i hapet perspektiva zhvillimore Kosovës”.

Zyberaj në Klan Kosova gjithashtu pohoi se prioritet i qeverisë së ardhshme duhet të jete ulja e papunësisë.

Sipas tij kjo duhet të vijë si përgjigje ndaj ikjes së qytetarëve e që sipas tij është mungesa e një perspektive të punësimit.

“Prioriteti duhet të jetë krijimi i vendeve të reja të punës dhe zhvillimi ekonomik. E kjo nuk do të ndodhë derisa partitë politike në pushtet por edhe opozita e mbajnë të hapur çështjen me Serbinë. Interesi i kësaj klase politike është që ta mbajnë të hapur sa më shumë çështjen e Serbisë e të mos i adresojnë çështjet me të cilat ballafaqohen qytetarët çdo ditë”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat