EURO 2020

Zvicra – Spanja, kështu kanë përfunduar 22 ndeshjet e tyre mes vete

Pasi eliminoi Francën, Kombëtaren e Zvicrës e pret sërisht një punë e vështirë në Kampionatin Evropian, shkruan Zeri.info.

Në fazën çerekfinale të “Euro 2020”, të përzgjedhurit e Vladimir Petkovicit do të takohen me Spanjën.

Kjo do të jetë përballja e 23-të në historinë e këtyre dy kombëtarëve.

Nga 22 përballjet paraprake, Spanja ka shënuar fitore në 16-të prej tyre, pesë kanë përfunduar baras, kurse Zvicra ka fituar vetëm një.

Vlen të theksohet se kjo do të jetë hera e parë që Zvicra dhe Spanja do të takohen në një Kampionat Evropian.

Ndeshja Zvicër – Spanjë zhvillohet nesër (e premte) nga ora 18:00 në “Saint Petersburg Stadium”.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020