Sport

Zvicra në krizë totale, Xhaka mesazh Shaqirit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Situatë aspak për t’u lakmuar te Përfaqësuesja e Zvicrës.

Është Xherdan Shaqiri që ka refuzuar të grumbullohet për ndeshjet e shtatorit, me arsyen se dëshiron të mbetet i angazhuar te Liverpool.

Mediet në Zvicër raportojnë se Shaqiri ka një hatër mbetje, për mos dhënien e shiritit të kapitenit nga trajneri Wladimir Petkovic.

Zvicra natën e djeshme nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Irlanda, dhe për herë të parë në vitet e fundit, rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Euro 2020.

Granit Xhaka, kapiten aktual i kësaj përfaqësuese, ka shprehur gatishmërinë për të hequr dorë nga shiriti, vetëm e vetëm që të rikthehet Xherdan Shaqiri.

Në pyetjen e Blick.ch për këtë çështje, Xhaka është përgjigjur: “Nëse më të vërtetë problemi është me shiritin e kapitenit, atëherë mund të ulemi në një tryezë. Ai dhe unë”, ka deklaruar Xhaka, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se jemi mjaft të pjekur për të folur për të. Nëse ky është më të vërtetë problemi, ai mund të mbaj shiritin e kapitenit. Nuk ka problem për mua, nëse e mbaj apo jo shiritin e kapitenit”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv