Sport

Zvezda i kërkon falje publike Ibrahimovicit

Crvena Zvezda i ka kërkaur falje publike, Ibrahimovicit pas fyerjeve të bëra mbrëmë nga disa persona në shkallet e stadiumit.

Suedezi qëndroi në stol për të gjithë ndeshjen, pasi Milani barazoi 2-2 kundër skuadrës serbe në ndeshjen e parë të 32 të fundit në Ligën e Evropës.

Një video e postuar nga gazetarja Arnesa Bujusmic-Kustura në Twitter tregon sulmuesin e Milanit të palëkundur ndërsa ai ishte subjekt i racizmit nga mbështetësit e Crvena Zvezdës të cilët nuk supozohej të ishin në stadium për shkak të kufizimeve të COVID-19.

Agjencia e lajmeve ANSA raporton që skuadra serbe i kërkoi falje suedezit ‘për episodin e pakëndshëm’ dhe premtoi, në bashkëpunim me organet kompetente, për të identifikuar dhe ndëshkuar tifozin përgjegjës.

“Crvena Zvezda dënon në mënyrën më të fortë fjalët fyese drejtuar Zlatan Ibrahimoviç,” shkroi klubi në një deklaratë.

“Si një klub ne kemi bërë gjithçka për të siguruar që organizimi i ndeshjes të jetë në nivelin e dy ekipeve të shkëlqyera dhe ne nuk do të lejojmë një primitiv të vetëm të hedhë një njollë në mikpritjen tradicionale të vendit tonë dhe popullit tonë” – thuhej tutje në komunikatë.

Zlatan Ibrahimoviç ishte subjekt i sulmeve raciste gjatë ndeshjes të së enjtes.

“Balija” është një turp etnik për boshnjakët që është përdorur për vite me radhë nga nacionalistët serbë veçanërisht si një nga fyerjet më të mëdha.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas formës së dobët, Liverpool merr vendim për të ardhmen e Klopp

Sport

Inter triumfon edhe ndaj Atalantas

Sport

‘Intelektualët’ kujtojnë momentin e fundit në tribuna para pandemisë – Drita e fitonte një vit më parë derbin e madh kosovar

Sport

Nga gara për titullin kampion, deri te ftesa e Përfaqësueses për ndeshjet e marsit: Armend Thaqi i zbulon të gjitha!