Lajme

Zv/kryeministrja e ministri i qeverisë Kurti pinë kafe brenda lokalit, qytetarët “mërdhihen” jashtë

Përderisa qytetarët e Kosovës “po mërdhihen” në të ftohtë duke pirë kafe, një gjë e tillë nuk po vlen për zyrtarët qeveritarë.

Zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, janë fotografuar teksa pinë kafe brenda një ambient të mbyllur, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se kjo përbën thyerje të masave kundër COVID-19, pasi që në bazë të masave në fuqi, gastronomia lejohet të funksionojë vetëm në ambiente të jashtme.

Madje, edhe në këto kohë të ftofhta, lokalet nuk janë lejuar të punojnë në tavolinat që janë brenda.

Postime të ngjajshme
Lajme

Sa vota më shumë është Ardian Gjini përpara Mimoza Kusarit?

Lajme

Familjarët e gjejnë të vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Lajme

Këto janë komunat ku ka nisur rinumërimi i votave

Lajme

Zhduket një vajzë në Klinë