Lajme

Zv.kryeministri Selmanaj i thotë deputetit të VV-së “mshile gojën”, momenti kur eskaloi debati në Kuvend

Me fjalë të rënda ka eskaluar mbrëmë debati në Kuvend në mes të zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj dhe deputetëve të VV-së.

Zv.kryeministri Driton Selmanaj duke replikuar me Mefail Bajqinovcin e VV-së, ironizoi duke thënë se e respekton më shumë që kur publikoi një fotografi me Adem Jasharin, shkruan Reporteri.

Por për këtë, ka reaguar Dimal Basha i VV-së. Në momentin kur ai po fliste në foltore, zëvendëskryeministri Selmanaj iu drejtua atij me fjalët “mshile gojën”.

Reagimi i Bashës ishte i ashpër duke e quajtur madje Selmanajn edhe “palaço”

“Mshile ti, ai s’duhet me kanë as në gojën tane. Paramendo çfarë palaço duhet me kanë, me ba hajgare me një figurë si Adem Jashari”, ka thënë Basha në Kuvend.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Këngëtarja Vera Oruçaj pritet në takim nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

Lajme

Çka ndodhi në Kosovë? Për pak ditë u trefishuan rastet me Covid-19