Lajme

Zv.komandanti i policisë, në Pejë, deklarohet për vrasjen e Qerim Kelmendit

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së kaluar në Zahaq të Pejës.

Qerim Kelmendi u gjet pa shenja jete brenda një veture, e cila ishte përfshirë nga zjarri.

Lidhur me këtë para mediave është deklaruar zv.komandanti i Policisë për Rajonin e Pejës, Veton Elshani.

“Rreth orës 01:30 minuta PK-ja është informuar se në fshatin Zahaq në një rrugë po digjej një veturë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, pra janë njoftuar edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, por pastaj kanë parë se në veturë gjendej një person i pajetë. Rastit i janë përgjigjur policia, Prokurori i Shtetit si edhe ekipi mjekësor që ka konstatuar edhe vdekjen. Gjatë shikimit të rastit është konstatuar se vetura ishte “Passat” kurse për rastin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet në mënyrë që të sqarohen të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje”, tha Elshani, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq ai shtoi se për momentin nuk ka diçka për t’u shtuar, por që ekziston mundësia që pati të shtëna me armë zjarri dhe nga këto të shtëna personi në fjalë ka ndërruar jetë.

“Por pa dalë konstatimet e sakta nga raportet e ndryshme s’mund të themi diçka tjetër”, shtoi Elshani.

Qerim Kelmendi ndryshe njihej edhe si njëri prej themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës që më pas ishte shndërruar në Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kurti i emëron Nenad Rashiqin dhe Aleksandar Stankoviqin keshilltarë politikë

Lajme

Banorët e Dumnicës mbushin rrugët për të portestuar, kërkojnë të dalin nga karantina

Lajme

Detaje rreth gjendjes shëndetësore të foshnjës me koronavirus në Kamenicë

Lajme

Dëshmia e 66-vjeçarit shqiptar që mposhti koronavirusin