.
EkonomiLajme

ZRRE publikon një kalkulator, këtu mund ta llogarisni faturën e rrymës sipas tarifave të reja

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit të ndryshim të tarifave, shkruan Gazeta Metro.

Në këtë kalkulator gjenden hapësirat A1 dhe A2 ku qytetarët mund ta vendosin shifrën e kilovatëve të shpenzuar gjatë periudhës së ditës dhe asaj të natës.

Nga propozimi i fundit qytetarët që do të shpenzojnë mbi 600 kilovatë do të paguajnë dyfishin e çmimit të energjisë, kurse ata që shpenzojnë nën 600 kilovatë do të faturohen me tarifat që kanë qenë të zbatueshme më parë.
Kalkulatori më poshtë është aktiv, ju vetëm duhet t’i vendosni të dhënat sipas faturës suaj për të parë se cila do të jetë vlera me tarifat e reja:

Kalkulatori i faturës.

https://www.ero-ks.org/zrre/sq/kalkulatori-i-fatures-draft-tarifat-e-energjise-elektrike

Related posts
Lajme

Tërheqja e 30% nga Trusti? – ky është vendimi i fundit

Lajme

Kurti sërish kandidat për kryetar të VV-së

Lajme

Rama: Kuvendi le të shkojë në zgjedhje – s’tërhiqem nga projekti “arkitekti i kryeqytetit”

LajmeSport

Këshilltarja e re e Kurtit paralajmëron themelimin e Zyrës për Luginë